KQZ ka mbajtur sot mbledhjen e parë të kryesuar nga kryetari Kreshnik Radoniqi.
Në këtë mbledhje KQZ ka marrë vendim për miratimin e planit operacional për organizimin e këtyre zgjedhjeve që do të mbahen më 17 tetor 2021.
Afati për aplikim të subjekteve politike për t’u certifikuar për pjesëmarrje në zgjedhje fillon më 17 qershor dhe përfundon me 16 gusht.
Bazuar në planin e miratuar nga KQZ, afati për aplikim si votues jashtë Kosovës është 40 ditë (10 korrik – 18 gusht), ndërsa periudha e votimit përmes postës për votuesit e regjistruar suksesshëm si votues jashtë Kosovës është 31 ditë (15 shtator – 15 tetor).
Më poshtë gjeni disa nga aktivitetet kryesore të parashikuara me këtë plan operacional:
- Afati për aplikim të subjekteve politike për t’u certifikuar për pjesëmarrje në zgjedhjeve fillon më 17 qershor dhe përfundon më 16 gusht;
- Deklarimi i partive politike për pjesëmarrje në zgjedhje përmes Koalicionit fillon më 16 qershor dhe përfundon më 30 qershor;
- Dorëzimi i kërkesës në institucione për verifikim të kandidatëve sipas nenit 29 të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme fillon më 22 qershor dhe përfundon më 23 gusht;
- Vendimmarja e KQZ-së për certifikim të subjekteve politike dhe kandidatëve do të bëhet deri më 1 shtator;
- Tërheqja e shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotim do të bëhet deri më 8 shtator;
- Periudha e fushatës zgjedhore fillon më 16 shtator dhe përfundon më 15 tetor;
- Afati për aplikim për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës fillon më 10 korrik dhe përfundon më 18 gusht;
- Periudha e votimit përmes postës për votuesit e regjistruar suksesshëm si votues jashtë Kosovës fillon më 15 shtator dhe përfundon më 15 tetor;
- Periudha e aplikimit për regjistrimin e votuesve të ngujuar në shtëpi fillon më 18 gusht dhe përfundon më 2 tetor;
- Periudha për regjistrimin e votuesve me lëvizje të kufizuar në ndonjë institucion fillon më 23 shtator dhe përfundon më 2 tetor;
- Periudha për regjistrimin për votuesit me rrethana të veçanta fillon më 23 shtator dhe përfundon më 2 tetor;
- Identifikimi i votuesve të infektuar me COVID-19 fillon më 5 tetor dhe përfundon më 14 tetor;
- Periudha për ndërrimin e qendrës së votimit brenda komunës fillon më 20 korrik dhe përfundon më 7 shtator;
- Periudha e kundërshtimit dhe konfirmimit të listës së votuesve fillon më 24 gusht dhe përfundon më 7 shtator;
- Certifikimi i listës përfundimtare të votuesve nga KQZ do të bëhet më 14 shtator;
- Emërimi i anëtarëve të Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve fillon më 28 qershor dhe përfundon më 30 qershor;
- Emërimi i anëtarëve të Këshillave të Vendvotimit fillon më 30 shtator dhe përfundon më 2 tetor;
- Afati për aplikim për akreditim të vëzhguesve afatgjatë (për të gjithë procesin zgjedhor) të subjekteve politike dhe të OJQ-ve fillon më 1 korrik dhe përfundon më 15 shtator;
- Afati për aplikim për akreditim të vëzhguesve afatgjatë (për të gjithë procesin zgjedhor) ndërkombëtar dhe të mediave fillon më 1 korrik dhe përfundon më 2 tetor;
- Afati për aplikim për akreditim të vëzhguesve afatshkurtër (për ditën e zgjedhjeve) të subjekteve politike dhe të OJQ-ve fillon më 30 korrik dhe përfundon më 27 shtator;
- Afati për aplikim për akreditim të vëzhguesve afatshkurtër (për ditën e zgjedhjeve) ndërkombëtar dhe të mediave fillon më 30 shtator dhe përfundon më 2 tetor;