Largoni stresin dhe zemërimin përmes disa metodave efikase

Ndonjëherë hasim situata që na bëjnë të ndjehemi të zemëruar deri në pikën që mund “të plasni”. Pavarësisht se si ndihemi, ka mënyra për të trajtuar një situatë kur jemi të mërzitur.

Më poshtë janë disa këshilla për t’ju ndihmuar të hiqni qafe zemërimin dhe stresin e përditshëm:

Ushqyerja e shëndetshme

Konsumimi i ushqime që përmbajnë karbohidrate, të tilla si patatet e ëmbla, kuinoa dhe tërshëra, mund të rrisin nivelet e serotoninës në trurin tonë.

Gjithashtu, proteinat, të tilla si peshku, tofu dhe pula, na ndihmojnë të prodhojmë nivele më të larta të dopaminës dhe norepinefrinës, të cilat janë substanca në tru që luajnë rol në disponimin, motivimin dhe përqendrimin tuaj.

(Foto: Aleteia)

Ushtrimet

Nuk ka rëndësi se çfarë lloji të aktivitetit fizik zgjidhni. Gjeni llojin e ushtrimeve që funksionojnë më mirë për ju, që do t’ju lejojë të hiqni qafe emocionet e këqija shpejt dhe në mënyrë efektive.

“Për mua, nuk ka asgjë më të mirë sesa ushtrimi. Më pëlqen të ngre pesha, kurse joga është e shkëlqyeshme si një ushtrim dhe si një meditim”.

“Unë mund të zemërohem ose të stresohem kur filloj të ushtroj, por deri sa të mbaroj stërvitjen, gjithçka që më shqetësoi është avulluar”, thonë personat aktivë.

Shkrimi i ndjenjave tuaja

Shkrimi i ndjenjave tuaja është një mënyrë e shkëlqyeshme për të hequr qafe energjinë negative. “Sa herë që nuk mund të praktikohem, shkruaj”, ka treguar një përdorues i Reddit.

Merr frymë thelle

Frymëmarrja e thellë mund t’i zvogëlojë hormonet e stresit. Sipas klinikës Mayo, ushtrimet e frymëmarrjes janë të dobishme sepse kur ndihemi të zemëruar, truri ynë sinjalizon trupin se është në krizë. Ngadalësimi i frymëmarrjes i kujton trurit se jemi të sigurt.

Pastrimi

Një hapësirë e çrregullt ndonjëherë mund ta përkeqësojë edhe më shumë gjendjen shpirtërore. Pra, për të lehtësuar emocionet negative, lani enët ose rregulloni dollapin.