Jo vetëm janë ribashkuar, por Angelina Jolie i prezanton ish-bashkëshortit të birin

Personazhe të famshëm të showbiz-it janë rikthyer tek ish-partnerët/et e tyre për të vazhduar romancën aty ku e lanë dhe s’dimë nëse këtë gjë po bën saktësisht edhe Angelina Jolie.

Megjithatë, aktorja është parë të vizitojë ish-bashkëshortin Jonny Lee Miller në Brooklyn teksa shihej duke dalë nga apartamenti i tij.

Në mesin e shumë spekulimeve, tashmë Angelina ka vendosur që t’ia prezantojë djalin e saj ish-partnerit. 46-vjeçarja është fotografuar sërish duke dalë nga vendi ku qëndron Jonny, por kësaj radhe me djalin e saj.

Ajo u shfaq tepër elegante rrugëve, teksa nuk mundi t’i shpëtonte syrit të paparacëve dhe të gjithë nisën aludimet për marrëdhënien e tyre.

Kur ky vendim të hyjë në fuqi, dy aktorët do ndajnë kohën që shpenzojnë me fëmijët dhe do kenë kujdestari të përbashkët të: Maddox, Pax, Zahara, Shiloh, dhe binjakëve Knox e Vivienne.

Jolie është e pakënaqur me vendimin e gjykatës për të ndarë kujdestarinë e fëmijëve së bashku me Brad Pitt.

Para pak ditësh një gjykatës ka vendosur në favor të aktorit të njohur, sipas ‘Us Weekly’ që ka siguruar dokumentet.

“Në dëshmitë e dorëzuara në gjykatë ka shumë pika të rëndësishme që duhen parë, por kujdestaria duhet ndarë duke iu përshtatur edhe kërkesave të zotit Pitt, në interes të fëmijëve”, shkruhej në dokument.