Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka pyetur disa herë se kur do ta njoh Serbia Kosovën si shtet të pavaruar.
“10 herë e ka përmendur fjalën pranimi i Kosovës duke pyetur kur, kur, kur do të ndodhë dhe ka marrë vetëm një herë një përgjigje të fortë “asnjëherë”, raporton N1.
Vuçiq ka thënë se në takimin në Bruksel ka kërkuar që Serbisë t’i lejohet të bëjë zhvarrime në disa lokacione në Kosovë.
“Kemi dërguar kërkesë për Koshare, për zhvarrosje dhe nuk kemi marrë asnjë përgjigje. Kërkuam që të kemi qasje edhe në Suharekë, Istog, Klinë, Mejë, Gjakovë për asnjë lokacion nuk kemi marrë përgjigje nga ana e Prishtinës. Bislimi na ka thënë se nuk do të lejojmë që të kryhen zhvarrime pasi do të mendohet se shqiptarët kanë kryer krime ndaj serbëve”, ka thënë Vuçiq.