Dua Lipa eksperimenton me dukjen në kopertinën e revistës së modës “032C”

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, deri më tani thuajse ka zënë vend në çdo kopertinë të revistave më prestigjioze.

Artistja, e cila numëron mbi 67 milionë ndjekës, ka pozuar së fundmi për revistën e njohur të modës “032C”.

Në setin e ri fotografik, 25 vjeçarja shfaqet si asnjëherë më parë me një ndryshim drastik në pamje.

Ajo vjen me një stil interesant flokësh dhe me veshje transparente, gjersa pozat që ka marrë e kanë bërë të duket edhe më tërheqëse.

Këto imazhe të yllit nga Kosova kanë marrë mbi 600 mijë pëlqime e po ashtu edhe komente të shumta.

Kjo ndërkohë nuk është hera e parë që Lipa shfaqet e tillë, pasi befason në çdo paraqitje publike.

Dua po shijon suksesin e këngës së re “Love Again”, e cila është pjesë e albumit të saj të dytë “Future Nostalgia”.

Projekti, i realizuar me klip, për pak kohë ka kaluar shifrën e 20 milionë shikimeve.