4 miliardë euro humbje për 24 orë, reagon “Coca-Cola”: Të gjithë kanë të drejtë të pinë çfarë duan

“Coca-Cola” është përgjigjur pas veprimit që bëri ylli i Juventusit, Cristiano Ronaldo duke larguar dy shishe në konferencë për media para ndeshjes Hungari – Portugali.

Sipas Daily Mail, kampi i Coca-Cola nuk i ka interesuar fare veprimi i CR7, raporton lajmi.net.

Sipas tyre, të gjithë kanë të drejtë të pinë çfarë të duan.

“Lojtarëve iu ofrohet ujë, bashkë me Coca-Cola dhe Cola-Cola Zero pa sheqer, sapo hynë në konferencë për shtyp”, ishin fjalët e një punëtori të firmës së Coca-Colas.

Portugezi sapo hyri në konferencë për media largoi dy shishet e Coca-Colas duke iu propozuar të gjithëve të pinë ujë.

“Pini ujë, jo Cola”, ishin fjalët e golashënuesit më të mirë në histori të kampionateve evropiane.

Ronaldo që njihet si një ndër personat me më së shumti influencë në botë, sipas Marca, ka ndikuar me të madh në këtë veprim, ngase Coca-Cola ka humbur rreth 4 miliardë euro për 24 orët e fundit.

Ndërkohë, UEFA ende nuk ka reaguar lidhur me këtë çështje.