Aurela u bë e ‘gjallë’ pas lajmit se është bërë nënë.
Gjatë ditës së djeshme, në medie qarkulloi lajmi se Aurela Hoxha është bërë nënë për herë të parë.
Modelja nuk e ka pohuar apo mohuar ende një gjë të tillë, edhe pse gjatë muajve të fundit nuk ka dhënë ndonjë sinjal se po pret të bëhet nënë.
Por, Aurela u bë e ‘gjallë’ përmes një postimi në Instagram, teksa ndan fotografi të realizuara nga pushimet.
Ajo u shfaq buzë plazhit e veshur me bikini të zeza, por nuk sqaroi nëse fotografia është realizuar tani apo më parë.
Megjithatë, modelja e la ende ‘mister’ çështjen e lindjes së fëmijës, e që pritet që të tregojë nëse ka lindur fëmijë apo jo.