2Ton po vjen me këngë të re.
Artisti 2Ton ka njoftuar fansat se ka finalizuar projektin e ri muzikor, i cili pritet të publikohet shumë shpejt.
Ai ditë më parë përmes disa postimeve ka zbuluar një pjesë të këngës së re, e cila edhe këtë herë vjen në stilin e tij.
Me anë të postimit të fundit në Instagram, 2Ton bëri të ditur se kënga e tij e re publikohet të premten.
“E premte, kënga e re!”, ka shkruar ai.
Kujtojmë se kënga e fundit e 2Ton titullohet “Aktore”, të cilën e solli të shoqëruar edhe me videoklip.
Projekti në fjalë ka grumbulluar mbi pesë milionë klikime në kanalin YouTube.