ShBA-ja dhe BE-ja janë pajtuar që t’i japin fund konfliktit 17 vjeçar tregtar.
Nën këtë marrëveshje, të dyja palët do të heqin taksat për 11.5 miliardë dollarë në mallra që përfshijnë verës, djathtën dhe traktorët për pesë vjet.
Këto tarifa, të imponuara nga të dyja palët si ndëshkime në kontestin që ka eskaluar tashmë ishin pezulluar në muajin mars.
Npikërisht në mars, ShBA-ja kishte pezulluar tarifat ndaj importeve të Britanisë së Madhe, shkruan BBC.
Presidenti Biden ka mbajtur samit me liderët e BE-së gjatë ditës së sotme, ku po përpiqet të ndreq frymën pasi do të takojë edhe presidentin e Rusisë, Vladimir Putinin në Gjenevë.
Airbus ka deklaruar se po mirëpriste këtë marrëveshje.
Konflikti mes ShBA-ve dhe BE-së ka eskaluar përgjatë viteve, me të dyja palët që akuzojnë njëra tjetrën se kanë përkrahur në mënyrë të padrejtë aeroplanbërësit.
Në vitin 2019, Organizata Botërore e Tregtisë vendosi që BE-ja ilegalisht i kishte ofruar mbështetje Airbusit.