Rrëfehet vajza e Michael Jackson: Vëmendja e paparacëve më çoi në halucinacione dhe paranoja

Vajza e legjendës së ndjerë Michael Jackson, Paris ka rrëfyer gjithçka në një episod të emisionit të bisedës Red Table Talk.

Duke folur me Willow Smith në një bisedë, Jackson tha: “Unë përjetoj halucinacione ndonjëherë nga kamerat dhe paranojë të rëndë dhe kam shkuar në terapi”.

23-vjeçarja shtoi se një metodë që ajo përdor për të ruajtur privatësinë është t’u kërkojë njerëzve në shtëpinë e saj të nënshkruajnë marrëveshje mos zbulimi.

Kjo bisedë me Smith pritet të dalë në premierë në 16 qershor. Në shfaqje, ai shpjegon se dyshja u takuan në setin e emisionit televiziv të nënës së saj Jada Pinkett Smith Hawthorn.

Jackson u shpreh se vëmendja e vazhdueshme e paparacëve në një moshë të re e çoi atë në halucinacione dhe paranojë.