Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se deri tani në Kosovë janë vaksinuar 102 mijë e 598 persona kundër COVID-19.
Ndërsa, nga kjo ministri kanë treguar se 11 mijë e 19 persona kanë marrë dozën e dytë të vaksinës.
Sipas MSH’së, brenda 24 orëve të fundit numri i të vaksinuarve ka shkuar në 3 mijë e 205.
Nga sot ka filluar zbatimi i Planit të Vaksinimit Masiv në Kosovë.