Mbi 25 orë punë intensive mbi të, Dwayne Johnson tregon evoluimin e tatuazhit të tij në biceps

Dwayne ‘The Rock’ Johnson dha një azhurnim mbi punën e gjerë që ai ka bërë në tatuazhin e tij të figurës së demit.

Aktori 49-vjeçar fillimisht nisi të përmirësojë tatuazhin që ai e kishte realizuar në vitin 2017 për ta mbuluar me bojë dhe realizuar një tatuazh më të madh mbi të, shkruan DailyMail.

Gjatë fundjavës aktori tregoi se si po e përmirëson tatuazhin e tij duke zbuluar punën ‘sfiduese’ që artisti i tij i tatuazheve Yomico po bën për të ndërtuar mbi bojën që ishte tashmë atje.

Të premten, Johnson ndau fotografi në Instagramin e tij, të cilat tregon in artistin Yomico duke punuar në krahun e tij.

“Evolucioni i tatuazhit Bull është pothuajse i plotë. Dita 2 dhe inkasimi mbi 25 orë deri më tani me vëllain tim dhe specialistin Yomico në bodrumin tim”, shkroi ai.

“Yomico është mjeshtëror në aftësitë e tij dhe ne kemi kaluar shumë muaj (gati një vit përmes Covidit) duke bashkëpunuar në detaje dhe histori që tatuazhi do të përfaqësojë”, shkroi tutje ‘The Rock’.

Ditën tjetër, ylli i “Baywatch” zbuloi se ai do të ishte ulur për pesë orë të tjera pune në krahun e tij.

“Afër 30 orë tatuazhe (mjaft sfiduese pasi i gjithë krahu i sipërm dhe shpatulla nuk ishte diçka e zbrazët, por përkundrazi rritja dhe shtimi i asaj që ishte tashmë atje, kështu që niveli i detajit, saktësisë dhe ngjyrës specifike për lëkurën time kërkon shumë kohë) me vëllain tim Yomico”.

Duke publikuar të tjera imazhe në Instagram, Johnson ndau një fotografi të tatuazhit origjinal të demit krah për krah së bashku me modelin e ri të bërë nga artisti Nikki Hurtado.

“Evolucioni i demit fillon me Nikki Hurtado. Unë e kam gdhendur këtë dem në ADN-në time për dy dekada. Thelbi im. Përulësisht, është bërë gjithashtu një simbol i forcës, rezistencës, zemrës, fuqisë dhe sfidës për kaq shumë njerëz në të gjithë botën. Unë e bëra këtë tatuazh kur isha vetëm fëmijë. Tani më duhet që të më pasqyrojë mua si burrë”, shkroi ai.

Ylli i “Jumanji” shpjegoi se si ai donte që demi 3D të dukej për të përfaqësuar përvojat e tij të jetës.

“Çdo detaj është pasqyrim i historisë time personale”, shkroi ai në atë kohë. “Nga të çarat dhe dëmtimet e mëdha në kockë që përfaqësojnë mësimet e vështira të jetës që kam marrë gjatë viteve. Ashtu si plagët dhe rrudhat – unë jam shumë mirënjohës që i kam sepse janë fituar”.