Kim Kardashian zakonisht pëlqen të shfaqet me një pamje të modës super ekstravagante, por e di që ndonjëherë, e thjeshta funksionon më së miri.
Ajo ndau një fotografi të bukur mbrëmë në Instagram duke vërtetuar se klasikët nuk dalin kurrë nga moda.
Është një kombinim me xhinse dhe një bluzë të thjeshtë të këndshme, apo një zgjedhje kur dikush pëlqen të thotë “Unë nuk kam asgjë për të veshur”. E thjeshtë, por efektive.
Ajo ka veshur atë që duket si një trupore në ngjyrë bezhë nga Skims, marka e saj. Pjesa e sipërme është futur në xhinse me bel të lartë, dhe ajo ka stiluar flokët në onde të lehta, duke inkuadruar edhe grimin glamuroz.
Ndryshe, gjatë finales së serive të së enjtes në “Keeping Up With the Kardashians”, Kim u hap më tej dhe zbuloi momentin kur e dinte se dëshironte t’i jepte fund gjërave me Kanye West.