Një përleshje mes zyrtarëve të Postës së Kosovës ka ndodhur gjatë ditës së sotme, e cila nuk dihet akoma qartë nëse ka qenë verbale apo fizike.
Rastin për lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.
“Rreth orës 12:00, kemi pranuar informatën për një mosmarrëveshje në ndërtesën e Postës së Kosovës në Prishtinë. Lidhur me këtë ngjarje, janë duke u intervistuar palët e përfshira dhe në koordinim me prokurorin e shtetit do të ndërmerren veprimet e nevojshme policore”, ka thënë Ahmeti.
Lajmi.net ka mësuar se konfrontimi ka ndodhur në mes të Kryeshefit Ekzutiv, Rafet Jashari, i cili është emëruar rishtazi në krye të ndërmarrjes dhe Mentor Beqiri, këshilltar i ish Kryshefit, Xhevdet Smakiqi, i cili është nëpunës në Postë. Smakiqi është shkarkuar para pak ditëve nga Bordi i Postës së Kosovës.