Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia e ka mirëpritur iniciativën e Partisë Demokratike të Kosovës për ligjin për rregullimin e çmimit të barnave.
Vitia tha se Qeveria dhe ministria kanë vullnet dhe guxim që kjo çështje njëherë e përgjithmonë të rregullohet me ligj.
“Qeveria dhe MSh në veçanti nga fillimi e ka future Ligjin për rregullimin e çmimit të barnave dhe kjo do rregullohet njëherë e përgjithmonë me ligj iu garantoj edhe juve dhe iu falënderoj për bashkëpunimin dhe pres bashkëpunim nga të gjitha subjektet politike ta bëjmë këtë. Iu garantoj se e kem guximin dhe vullnetin por do e kemi edhe dijen që kjo të rregullohet njëherë e mirë përgjithmonë jo me udhëzim administrative, por me një ligj I cili do të vinte pikë njëherë e përgjithmonë abuzimit me çmime të barnave”, tha Vitia.
Partia Demokratike e Kosovës ka iniciuar ligjin për rregullimin e barnave medicinale dhe këtë e bëri të ditur deputeti i kësaj partie, Uran Ismajli në seancën e sotme të Kuvendit.