Në fillim të seancës së sotme parlamentare, deputeti i PDK-së, ish-Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili i ka dorëzuar Ministrit Arben Vitia ligjin për rregullimin e çmimit të barnave.
Në vitin 2019, Ismaili kishte nënshkruar Udhëzimin Administrativ për rregullimin dhe uljen e ccmimeve të barnave, me qëllim që ndalej korrupsioni në blerjen e barnave.
Ismaili tha që me largimin e tij nga Ministria e Shëndetësisë, kjo politikë asnjë nuk është implementuar. Ai tha që gjatë pandemisë janë blerë barna me ccmime 2000% më të shtrenjëta.
Lexoni më poshtë pjesë nga deklarimi i Ismailit:
“Për vite me radhë, Kosova ka blerë mbi 6 milionë euro më shtrenjtë barna spitalore brenda vitit. Për më tepër, qytetarët tanë kanë shpenzuar rreth 10 milionë euro më shumë për blerje të barnave në vit.
Qytetarët e Kosovës kanë blerë barna më të shtrenjta në barnatore sesa qytetarët në Shqipëri, Maqedoni dhe në Mal të Zi.
Qytetarët e Kosovës kanë blerë barnat e njejta me çmim të ndryshëm gjatë ditës dhe natës.
Barnat e njejta kanë pasur çmim të ndryshëm në fshat e në qytet.
Ju ftoj që me përkrahjen tuaj të këtij ligji, të ndihmoni që përgjithmonë të ndalim korrupsionin në blerjen e barnave në Ministrinë e Shëndetësisë, të ruajmë xhepin e qytetarëve dhe t’ia kthejmë dinjitetin farmacistëve tanë.” – tha ndër të tjëra Ismaili.
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia pasi e pranoi draft ligjin e hartuar nga Uran Ismaili, e falënderoi atë për punën e bërë në këtë ligj.