Shkelzen Gashi për liturgjinë në Prishtinë: Serbia po provokon, po do që ne të reagojmë si në 2004

Analisti Shkelzen Gashi ka reaguar për liturgjinë e sotme tek Kisha në Kampusin e UP-së.

Ai me anë të një postimi në Facebook ka thënë se kjo ka ndodhur qëllimshëm nga Serbia, për të nxitur provokime në mënyrë që të reagohet si në 2004, në kohën e trazirave.

Sipas tij, me veprimin e sotëm, Serbia po synon eksterritorialitet.

Postimi i plotë:

Serbia synon të na provokojë, në mënyrë që ‘ne’ të reagojmë mundësisht sikur në mars 2004. atëherë, falë reagimit ‘tonë’, sërbia fitoi status të zonës së mbrojtur për kishat dhe manastiret ortodokse. tani, ajo synon eksterritorialitet.