10 këngët më të dëgjuara në gjuhë shqipe

Këngët në gjuhën shqipe janë dëgjuar anekënd botës duke marrë miliona klikime.

Express Rozë’ ka nxjerr nga platforma “Youtube”, 10-të këngët më të dëgjuara. E që kësaj liste padyshim që i prinë kënga e Era Istrefit e publikuar vite më parë.

Era Istrefi me këngën “Bon Bon” të publikuar më 7 mars 2016, arriti të marrë mbi 820 milionë klikime, e që edhe është edhe kënga më e dëgjuar në gjuhen shqipe në platformën “Youtube”. Era pas kësaj këngë nënshkroi marrëveshje me kompaninë botërore ‘Sony Music’ dhe nga ajo kohë ka publikuar vetëm tetë këngë.

Kënga e dytë më e dëgjuar në gjuhën shqipe, është e publikuar para tetë viteve nga treshja – Silva Gunbardhi, Mandi dhe Dafi me titull “Te ka lali shpirt” e cila ka marrë rreth 600 milionë klikime.

 

Dhurata Dora gjatë prillit të 2019-tës erdhi në bashkëpunim me reperin algjerian ‘Soolking’, e që për dy vite kjo këngë u dëgjua më shumë se 590 milionë herë, kështu duke u bërë kënga e tretë më e dëgjuar në gjuhën shqipe.

Para se t’i prishnin marrëdhëniet, këngëtarja, Enca Haxhia me reperin Noizy, kanë sjell një bashkëpunim të titulluar ‘Bow Down’ e që kjo këngë u dëgjua më shumë se 140 milionë herë që nga data e publikimit.

Këngëtari Dafi Derti, para se të vinte në bashkëpunim me Silvën dhe Mandin, kishte një bashkëpunim tjetër në fund të vitit 2012 me Sabina Danën të titulluar “E kam pas”, e që kjo këngë u dëgjua rreth 140 milionë herë.

Sabiani dhe Marseli gjatë vitit 2015 publikuan bashkëpunimin me Shkëndije Mujajn të titulluar ‘Show Biz’ e që me këtë këngë arritën të grumbullonin rreth 125 milionë shikime në platformën ‘Youtube’.

Ardijan Bujupi në qershor të vitit 2018 erdhi në bashkëpunim me këngëtaren Xhensila Myrtezaj, e që kjo këngë e titulluar ‘CIKA CIKA’ u dëgjua mbi 115 milionë herë, duke u listuar si kënga e shtatë më e dëgjuar shqip.

Po ashtu, i njëjti këngëtar gjatë vitit 2017 erdhi në bashkëpunim me Capital T, e që edhe kjo këngë nga Ardijan Bujupi morri mbi 100 milionë klikime në platformën ‘Youtube’.

Këngëtarja, Genta Ismajli, me këngën ‘Dy Dashni’, së fundmi e ka arritur shifrën e 100 milionë klikimeve, kështu duke u listuar si kënga e nëntë më e dëgjuar shqipe dhe e fundit që kap shifrën e mbi 100 milionë klikimeve në platformën ‘Youtube’.

Elvana Gjata gjatë verës së 2018-të erdhi në bashkëpunim me Ledri Vulën dhe John Shahu, kjo këngë e titulluar ‘Mike’ mbyll listën e 10-të këngëve më të dëgjuar shqipe në platformën ‘Youtube’ dhe që nga ajo kohë deri tani ka marr mbi 90 milionë klikime.

Këto këngë përfshijnë vetëm 10-shën e këngëve më të dëgjuara në gjuhën shqipe, e që ka edhe shumë këngë tjera shqipe të dëgjuara me miliona klikime.