Një polic i Kosovës ka arrestuar person, pasi i njëjti nuk i zbatoi urdhrat e tij.
E mënyra e arrestimit të këtij qytetari u bë virale, përmes një videoje të shëprndarë në rrjetet sociali. E, tash gjiro po bën edhe një video e dytë e po të njëjtit rast.
Ndërkaq, Policia e Kosovës ka dhënë detaje për këtë rast.
“Përderisa sot policia ka qenë në monitorim të tij në QKUK, i njëjti ka sulmuar policinë duke ju shkaktuar lëndime trupore dhe ka shfrytëzuar momentin për të ikur nga aty. Përkundër rrethanave të krijuara policia është vënë në ndjekje të tij dhe pak më larg vendit të ngjarjes i njëjti është arrestuar nga ana e policies”, ka thënë zyrtarja e policisë së Kosovës, Florie Ahmeti.