Traineri personal i Rita Orës, Jono Castano tregon sekretet për një fizik të admirueshëm si të këngëtares shqiptare

Traineri personal i këngëtares shqiptare, Rita Orës, ka ndarë sekretet e saj të stërvitjes – dhe paralajmëroi se do të duhet të ‘punoni shumë’ nëse dëshironi fizikun e saj të skalitur.

Jono Castoni, i cili është pjesë e palestrës Acero në Sindei, Australi, ka ushtruar më parë edhe yllin e “Iron Woman”, Candice Warner dhe modelet Megan Blake Irwin dhe Laura Dundovic.

Kur Rita, 30 vjeçe, mbërriti në Australi në fillim të këtij viti, ajo filloi menjëherë bashkëpunimin me Jonon dhe punoi shumë në palestër në mënyrë që të qëndronte e dobët dhe e fortë.

Rita Ora (Foto: Instagram)

“Filozofia ime kërkon rekomandimin e një kombinimi të stërvitjeve”, tha Jono për Femail.

“Është e rëndësishme të sigurohem që të godas në secilën prej ushtrimeve për në plan të fitnesit dhe shëndetit”.

“’Për shembull me Ritën, ne mund të përqendrohemi në kardio në gjysmën e parë të javës, pastaj thelbin dhe pjesën e sipërme të trupit në mes dhe pjesën e poshtme të trupit në fund”.

Jono Castano (Foto: Instagram)

Në faqen e Jono Castano në Instagram , Rita mund të shihet duke stërvitur në mënyra të ndryshme.

Çdo lëvizje kërkon të punosh shumë deri sa të lodhësh muskujt sa duhet.

Rita përndryshe prej disa muajsh është zhvendosur në Australi dhe tani u raportua se po bashkëjeton me regjisorin Taika Waititi.