Haradinaj me kërkesë ndaj Komunës: Të reagohet urgjentisht ndaj punëkryesve të projekteve, po degradohet çdo lagje e Prishtinës

Kandidati për kryetar të Prishtinës nga radhët e AAK-së, Daut Haradinaj ka reaguar ndaj punimeve të cilat po ndodhin në pjesë të kryeqytetit për të cilat ka thënë se nuk janë sipas standardeve.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Haradinaj ka bërë kërkesë publike institucioneve komunale që të reagojnë urgjentisht për të ndal degradimin në secilën lagje.

“Shtrirja e lirë e kabllove elektike në rrugë të asfaltuar, është një tregues se projektet në Kryeqytet nuk po implementohen sipas standardave, me kanale kabllovike, gypa dhe puseta. Komuna e Prishtinës duhet urgjentisht të reagojë tek punëkryesit dhe ta ndalojë degradimin që po ndodh në secilën lagje të Prishtinës”, ka shkruar Daut Haradinaj.