Policia e Kosovës është njoftuar për një rast të ngacmimit në Fushë Kosovë, me datën 30 të muajit të kaluar.
Ndërkohë, që gjatë ditës së djeshme, personi i dyshuar është arrestuar.
“Fushë Kosovë 30.05.2021-22:20. Me 07.06.2021 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se i njëjti me datën e lartë-cekur, bashkëshortit të viktimës femër kosovare në parafangon e veturës i kishte lënë një letër me përmbajtje ofenduese dhe ngacmuese ndaj viktimës. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje. Rasti vazhdon të hetohet”, njofton policia e Kosovës.