Këngëtarja shqiptarja me famë internacionale, Dua Lipa, ka publikuar klipin e këngës “Love Again”.
Siç tanimë shquhet për stilin e veçantë, artistja edhe në këtë videoklip vjen me një paraqitje të mrekullueshme.
Kënga është pjesë e albumit të saj të dytë të quajtur “Future Nostalgia”, i cili u lansua në prill të vitit 2020.
Dua Lipa (Foto: YouTube)
Në një nga skenat, 25 vjeçarja vjen në një set kostumi kauboj hipur në një dem, ndërsa në paraqitjen tjetër shfaqet si ‘palaço’.
“Love Again” në versionin audio u publikua më 9 prill të vitit 2020, gjersa deri më tani ka mbledhur mbi 30 milionë klikime në platformën YouTube.
Kjo ndërkohë është cilësuar si një nga projektet më të mira e më të suksesshme të yllit shqiptar.
Dua po vazhdon të korrë suksese të mëdha dhe vetëm pak ditë më parë fitoi çmimin “Artistja femër e vitit” në “iHeartRadio Music Awards 2021”.
Ajo po ashtu do të jetë pjesëmarrëse edhe në një sërë festivalesh që do të organizohen në vazhdim përfshirë edhe “Primavera Sound”.