Miley Cyrus feston tetë vjetorin e lansimit të këngës “We Can’t Stop”

Këngëtarja e njohur po feston përvjetorin e tetë të këngës e cila bëri bujë të madhe.

Miley Cyrus njihet si njëra ndër artistet  më të njohura në Hollywood, shkruan lajmi.net.

Ajo ka shumë talente ndër të cilat hyjnë dhe këndimi dhe aktrimi dhe pas një kohe të gjatë duke jetuar si një shembull i mirë për miliona vajza të reja ajo vendosi të ‘rebelohej’ pas ndarjes me të dashurin e atëhershëm Liam Hemsworth.

Pas ndarjes ajo zgjodhi që të ndërronte stilin e saj plotësisht kështu edhe atë të muzikës. Miley para 8 vitesh tronditi botën me këngën dhe videoklipin e “We Can’t Stop”, duke u shfaqur ndryshe si asnjëherë më parë.

Këngëtarja sot në nder të tetë vjetorit të këngës ka publikuar disa video dhe imazhe të prapaskenave nga xhirimet e klipit muzikor.

 

Miley mund të shihet e rregulluar dhe me flokë të prera shkurt me të cilat filloi një rrugëtim të ri si në botën e muzikës ashtu edhe në të stilit dhe jetesës personale.

Që nga ajo kohë Miley u rikthye me Liam dhe u martuan por pas disa muajsh martesë ata u shkurorëzuan.