Të mërkurën, super ylli muzikës pop lansoi klipin e saj të ri për këngën “Lost Cause”.
Në klip Eilish dhe mikeshat e saj shihen duke shijuar një mbrëmje së bashku, teksa ishin veshur me të brendshme me ngjyra të kombinuara.
“Kaluam kohën më të mirë të jetës duke xhiruar, teksa ndiheshim seksi”, shkroi Eilish në Instagram.
Fituesja e Grammy shpenzon pjesën më të madhe të klipit të vetë-drejtuar duke veshur bluzën dhe të poshtme nga marka Skims e Kim Kardashian. Disa prej mikeshave pjesëmarrëse në klipin e saj gjithashtu janë veshur me po të njëjtën markë.
Kardashian, dukej e entuziazmuar kur mori vulën e miratimit të këngëtares dhe postoi një pjesë të videos muzikore në Instagram, duke shkruar, “Unë shoh SKIMS”.