Publikohet “Ti harro” nga Azet dhe Tayna

Dy yjet shqiptarë, Azet dhe Tayna, kanë prezantuar në mesnatë këngën e re.

“Ti harro” mban titullin kënga e dyshes, të cilën e kanë kompletuar mjaft mirë edhe nga ana vizuale.

Artistët vijnë me një paraqitje të mahnitshme skenike, gjersa me t’u publikuar kënga ka filluar të shpërndahet dhe të marrë reagime pozitive gjithandej.

Azet dhe Tayna (Foto: YouTube)

Ky duket të jetë pjesë e albumit të ri të Granit Musës (emri i vërtetë i Azet) të quajtur “Neue Welt”

Producimi i këngës është bërë nga Lucry dhe Suena, kurse për miksimin dhe masterizimin është përkujdesur Lex Barkey dhe Niklas Neumann.

Projektin tashmë të plotë mund ta gjeni edhe në kanalin zyrtar të KMN Gang në platformën YouTube.

Reperi, i cili jeton dhe vepron në Gjermani, këtë kohë ka qëndruar në Kosovë për të xhiruar videoklipin dhe për të kaluar kohë edhe me familjen.