Nagavci: Për dy dekada pati ndërhyrje brutale të partive në arsim

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci tha se humbja e tri gjeneratave në arsim në 30 vitet e fundit është për shkak të ndërhyrjeve politike.

“Gjendja në arsim është larg rezultateve që dëshirojmë, kjo nuk ka ndodh rastësisht, nuk janë dy ose tri gjenerata të humbura, por më shumë se dy dekada ndërhyrje brutale e partive politike në të gjitha nivelet e arsimit në përgjithësi. Këto ndërhyrje kanë bërë që përkundër përkushtimit të jashtëzakonshëm në shkolla rezultatet të mos jenë ato që dëshirojmë e të cilat i dijmë të gjithë“, tha ajo.

Tutje, Nagavci kërkoi bashkëpunim nga të gjithë për arritjen e rezultateve të dëshirojnë.

“Ju lus të gjithëve që të reflektoni dhe të ndihmoni që me një bashëpunim të angazhohemi për të punuar bashkë.

Nuk ka asnjë dyshim se pandemia ka ndikim afatshkurtër në arsim, fatkeqësisht humbjet ne njerëz janë të rënda por pasoja evidente edhe në arsim.

Duhet vëmendje e plotë në sektorin e arsimit. Do të falendëroj të gjithë mësimdhënsit, prindërit dhe nxënësit për punën që bjënë çdo ditë.

Sipas statistikave, nga 12.900 testime, 365 të infektuar dhe 29 mësimdhës të vdekur”.