LDK-ja kërkon që nga e hëna nxënësit të kthehen në klasa

Deputetja e LDK-së, njëherësh ish-ministrja e Financave dhe Transfereve, Hykmete Bajrami, ka thënë se pandemia COVID-19 e ka goditur rëndë sektorin e arsimit.

Ajo në Seancën që po mbahet tani në Kuvend, tha se pandemia ka ndikuar edhe në vendet e tjera, por që pasojat kanë qenë të ndryshme.

“Pandemia ka goditu rëndë arsimin, edhe shtete e zhvilluara me arsim të digjitalizuar janë përballur me sfida gjatë organizimit të mësimit në kohë pandemia. Shkaku ka qenë i njëjti gjithandej por pasojat e ndryshme”, tha Bajrami.

“Të gjitha të dhënat tregojnë që pandemia shkakton humbje të mësimit, mësimnxënies dhe kjo situatë përcillet me efekte të gjata negative siç janë humbjet që do të përcillen me mundësi më të vogla të punësimit në të ardhmen dhe me të ardhura më të vogla gjatë punësimit të këtyre gjeneratave. Ne kërkojmë nga ju që të bëni një strategji.”

“Ne rekomandojmë që duke marrë parasysh që numri ka ra dhe jeta i është kthyer normalitetit, kërkojmë që nga e hëna ministria të marrë vendim që mësimi të zhvillohet në shkolla dhe mësimi të realizohet në shkolla. Rekomandojmë që poashtu të krijohen edhe shkolla verore që të kompensohen orët e humbura”, tha ajo.