Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka konfirmuar pjesëmarrjen në takimin e ftuar nga presidentja Vjosa Osmani, për t’u konsultuar rreth caktimit të datës për zgjedhjet lokale.
Kështu ka thënë për Telegrafin, zëdhënësja politike e LDK-së, Sibel Halimi.
“Po do të marrim pjesë në takim. Takimi do të mbahet në orën 16:15”, ka thënë Halimi.
Halimi ka theksuar se në këtë takim do të shkoj kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku.
Pjesëmarrjen në takim e kanë konfirmuar edhe partitë tjera LVV, PDK dhe AAK.