Kina njoftoi se ka hequr dorë nga masa që parandalonte rritjen numrit të popullsisë.
Autoritetet njoftuan se do të lejojnë çftet që të kenë deri në tre fëmijë. Vendimin e arsyetuan me faktin se regjistrimi i popullsisë ka treguar se popullsia e saj po plaket me shpejtësi.
Ndryshimi i politikës u miratua gjatë një takimi të byrosë politike më 31 maj që u kryesua nga presidenti Xi Jinping, njoftoi agjencia zyrtare e lajmeve Xinhua.
Nuk u njoftua se kur do të hyjë në fuqi vendimi.
Për pothuajse katër dekada në Kinë çifteve u lejohej të kishin vetëm një fëmijë. Kjo ishte një nga rregullat më të rrepta të planifikimit familjar në të gjithë botën. Në vitin 2016, Qeveria lejoi çiftet të kishin dy fëmijë.
Masa u mor për shkak të shqetësimeve për plakjen e fuqisë punëtore dhe ngecjen ekonomike.
Por, përkundër përpjekjeve të shtetit për të inkurajuar natalitetin, lindjet vjetore të Kinës kanë vazhduar të bien në një rekord të ulët prej 12 milionësh në vitin 2020, tha Byroja Kombëtare e Statistikave muajin e kaluar.
Rezultatet e regjistrimit në 2020 të botuara muajin e kaluar zbuluan gjithashtu se popullsia e Kinës u rrit me ritmin e saj më të ngadaltë që nga vitet 1960, duke arritur në 1.41 miliardë. Megjithatë, Kina mbetet vendi më i populluar në botë.