Matthew Palmer arrin në Kosovë, pritet nga ambasadori Kosnett

Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit të SHBA-së, Matthew Palmer ka arritur në Kosovë, në një vizitë tri ditore.

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë ka njoftuar për arritjen e Palmer, duke theksuar se i njëjti është pritur nga ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett

“Ambasdori Kosnett ka mirëpritur këtë mëngjes në ambasadën amerikane në Prishtinë zëvendësndihmës seketetarin e shtetit të SHBA-së që do të qëndrojë në një vizitë tre ditore në Kosovë”, thuhet në njoftimin e ambasadës ku tutje bëhet e ditur se Palmer do të takhet me zyrtarët e shtetit të Kosovës.

Ndryshe përpos Palmer në Kosovë gjatë këtyre ditëve do të qëndrojë edhe Përfaqësuesit Special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.

Përpos takimeve me zyrtarët shtetërorë të vendit, Palmer dhe Lajçak do të takohen për të diskutuar lidhur me zhvillimet në kuadër të dialogut.