Presidenti Agim Ademi ndodhet në Porto për finalen e Ligës së Kampionëve, ndërmjet Manchester Cityt dhe Chelseat, me ftesë të presidentit të UEFA-s, Aleksander Ceferin.
Ai gjatë mbrëmjes së sotme ka zhvilluar takime me homologët dhe miqtë e tij, ushtruesin e detyrës së presidentit të DFB-së, Rainer Koch, presidentin e FSHF-së dhe anëtarin e KE të UEFA-s, Armand Duka dhe presidentin e Federatës së Futollit të Rumanisë, Razvan Burlenau.
Temë e këtyre takimeve ishte thellimi i mëtejmë i bashkëpunimit ndërmjet federatave dhe shkëmbimi i përvojave, me qëllim të avancimit të futbollit.
Finalja e “Champions”-it zhvillohet nesërmbrëma në orën 21:00, në “Estádio do Dragão” në Porto.