Dy truke psikologjike për të rikthyer humorin në çast

E thjeshtë fare sa nuk iu ka shkuar mendja!

Trupi mund të bëjë rolin e vet për sa i përket përmirësimit të humorit. Po ju tregojmë dy sugjerime me bazë qasjen psikologjike të quajtur Embodied Cognition, shkruan Living.

Kjo qasje mbështet idenë se trupi ndikon në proceset tona mentale dhe konjitive.

Atëherë çfarë duhet bërë?

Bëni një banjë të ngrohtë

Një banjë ose një dush i ngrohtë mund ta ndryshojnë ditën nëse bëhen me qetësinë dhe vëmendjen e duhur. Nuk bëhet fjalë vetëm për një këshillë popullore, por bazhohet në një shpjegim shkencor. Pse? Sepse nxehtësia vepron në muskulaturë dhe relaksion. Muskujt të cilët më parë ishin të tendosur për shkak të stresit do të relaksohen. Për pasojë, edhe mendja do të arrijë në një ndjesi çliruese.

Përgatisni një çaj të nxehtë

Në të njëjtën mënyrë funksionon edhe nëse mbani në duar një filxhan të nxehtë çaji duke qenë se ndodhin dy fenomene; nxehtësia do të dërgojë menjëherë një sinjal relaksimi në tru, kurse aroma e mirë do të aktivizojë shqisën e nuhatjes. Nëse do të zgjidhni aroma që do t’ju sjellin kujtime pozitive do të jetë akoma më intensive kënaqësia e atij momenti.