Këngëtarja shqiptare së fundmi ka qenë e ftuar në “iHeartRadio”.
Ava Max, këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare ishte e fturar në ndarjen e çmimeve “iHeartRadio”.
Ajo njihet për veshjet e shpeshta ekstravagante gjatë koncerteve apo në klipet muzikore por jo vetëm, këngëtarja shpesh stilin e saj edhe në përditshmëri me kombinime interesante.
Ava është mjaft aktive në rrjete sociale ku ndan me fansat pamje nga përditshmëria apo karriera muzikore, prej ku edhe së fundmi ajo ka publikuar disa fotografi ku shihet me veshjen që tërhoqi vëmendjen e të gjithëve në tapetin e kuq të “iHeartRadio”.
Këngëtarja kishte vendosur të vishte reçipeta plot shkëlqim dhe pantallona të kuq të cilët kishin një dizajn mjaft interesant tek pjesa e barkut dhe taka super të larta.
Ndërsa veshja u pëlqye aq shumë sa edhe mediat e huaja kanë publikuar artikuj në bazë të paraqitjes së këngëtares së njohur shqiptare e cila po merr famë me këngët dhe stilin e veçantë.