Në gjithë territorin e Kosovës, në laboratoret e institucioneve private shëndetësore dhe ato publike, bëhet mijëra teste për Covid-19, ndërsa ka rënë dukshëm numri i rasteve pozitive.
Vetëm në javën e fundit numri maksimal i të infektuarve ka arritur në 62 raste brenda ditës, ndërsa minimali ka arritur në 11 raste pozitive me Covid-19.
Lajmi.net për ditë radhazi ka qëndruar në qendrën e testimit në IKSHPK për të parë nga afër procesin e vaksinimit. Në këtë qendër testimi për orë të tëra nuk ka pasur asnjë të interesuar për vaksinim.
Ndërsa, në orët e mëngjesit rastet e testimit kanë qenë të pakta, duke arritur maksimumi në 20 persona.
Sipas stafit mjekësor në këtë qendër testimi, shumica e të interesuarve për testimin arsye kryesore kanë udhëtimin.
Derisa, më herët për tu testuar nevojitej një rekomandim i mjekut, tani nuk ka nevojë për një dokument të tillë.