Molliqaj: Kurtit nuk i mjafton krejt pushteti, e do mendjen dhe shpirtin e secilit

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj e ka publikuar një fotografi, ku pretendon se zëvendësministri Durmishi, shihet teksa ha drekë me siç ka thënë ai fituesin e tenderit të parë.

Molliqaj ka thënë Kurtit nuk i mjafton krejt pushteti, por e do mendjen dhe shpirtin e secilit.

“Nuk i mjafton krejt pushteti, e do shpirtin dhe mendjen e secilit. Kurti i paska nisur kritikat për opozitën. Opozita s’paska dije përballë tij. I ka të patejkalueshme kualifikimet e rangimet. Tipike për “mësuesit e mëdhenj” – ata që të vërtetën, botën e historinë e kane të lidhur për kërthizën e tyre.Më shumë se sa opozitën, Kurti po e shpalos veten. Ai e don një opozitë që s’sheh më shumë se sa nuancë brenda totalitetit të tij diskursiv”, ka shkruar Molliqaj.
Reagimi i plotë:Nuk i mjafton krejt pushteti, e do shpirtin dhe mendjen e secilit.
Kurti i paska nisur kritikat për opozitën. Opozita s’paska dije përballë tij. I ka të patejkalueshme kualifikimet e rangimet. Tipike për “mësuesit e mëdhenj” – ata që të vërtetën, botën e historinë e kane të lidhur për kërthizën e tyre.Më shumë se sa opozitën, Kurti po e shpalos veten. Ai e don një opozitë që s’sheh më shumë se sa nuancë brenda totalitetit të tij diskursiv. 

Jo që nuk ka çfarë të thuhet për opozitën, por disa gjëra janë klasike dhe s’kanë pse komplikohen. Vërtetë na duhet kritikë e heterogjenitetit përballë qeverise, por kusht për këtë gjë është që Qeveria të mbetet jashtë këtij debati. Opozita duhet të brengoset kur Kurti pajtohet me ta.Në anën tjetër, shiheni zv.ministrin Durmishi me fituesin e tenderit të parë. Llaf, mish e raki. Çfarë dije na u dashka për ta ditur që ky është konflikt i pastër interesi?! Paj kjo punë s’është as e re, as s’don mend për shtjellim. Më shumë kërkon pozicion jashtë orbitës totalitare.