Këngëtari i “Milli Vanilli”, John Davis ndërron jetë në moshën 66 vjeçare nga COVID-19

Këngëtari John Davis, i cili ishte pjesë e grupit “Milli Vanilli” ka ndërruar jetë.

Ai vdiq në moshën 66 vjeçare si pasojë e coronavirusit.

Davis interpretoi “Girl You Know It’s True” të albumit të vitit 1989, ndërsa së bashku me Fabrice Morvan dhe Rob Pilatus, grupi shiti më shumë se 30 milionë kopje.

John Davis (Foto: Retro Rop)

Duke folur për vdekjen e të atit, vajza e Davis kërkoi një ‘duartrokitje të fundit’.

“Ai bëri shumë njerëz të lumtur me të qeshurën dhe buzëqeshjen e tij, shpirtin e tij të lumtur, dashurinë dhe veçanërisht përmes muzikës së tij”, shkroi ajo në një postim në Facebook.

Lindur në Karolinën e Jugut, Davis u transferua në Gjermani dhe vokali i tij, nëse jo identiteti i tij, u bë i njohur në të gjithë botën si pjesëtar i “Milli Vanilli”.

John Davis (Foto: Retro Rop)

Në vitet e mëvonshme, John mbeti në Gjermani dhe performoi së bashku me Morvan si pjesë e projektit të tyre “Face Meets Voice”.

“Milli Vanilli” ishte një dyshe gjermano-franceze e zhanrit R&B. Grupi u themelua nga Frank Farian në 1988 dhe përbëhej nga Fab Morvan dhe Rob Pilatus.