Nis seanca e Kuvendit të Kosovës

Ka filluar seanca e radhës e Kuvendit të Kosovës.

Me gjysmë ore vonesë deputetët e Kuvendit të Kosovës janë mbledhur në seancë për të zhvilluar seancën në të cilën pritet të shqyrtohen disa pika të rendit të ditës.

Deputetët kanë filluar me deklarimet jashtë rendit të ditës fillimisht e më pas të vazhdohet me proceset e tjera.

Rendi i ditës

       Deklarimet jashtë rendit të ditës,

  1. Pyetjet parlamentare,
  2. Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme,
  3. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Autoritetit Kosovar të Konkurrencës për vitin 2020,
  4. Formimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për tre (3) anëtarë të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës,
  5. Formimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për tre (3) anëtarë të Komisionit të Pavarur për Media,
  6. Shqyrtimi i Propozim-vendimit për ndryshimin dhe plotësimin e  Vendimit nr. 08-V-006, dt. 02.04.2021 për formimin e komisioneve parlamentare,
  7. Debat parlamentar në lidhje me organizimin e arsimit në të gjitha nivelet në situatën e pandemisë COVID-19.