Burri nga Prizren ankohet në polici: Gruaja po ushtron dhunë fizike dhe psikike ndaj meje

Në raportin 24 orësh të policisë së Kosovës është raportuar për dhunë në familje, në Prizren.

Një person është ankuar në polici se në vazhdimësi bashkëshortja e tij është duke i shkaktuar dhunë fizike dhe psikike.

“Prizren 26.05.2021-02:30. Viktima mashkull  kosovar ka raportuar se bashkëshortja  e tij e dyshuara femër  kosovare në vazhdimësi është duke i shkaktuar dhunë fizike dhe psikike ndaj tij. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit  rasti vazhdon në procedurë të rregulltë”, thuhet në raport.