A ka ndonjë pamje që Angelina Jolie nuk mund ta zotëroj siç duhet?
Nëse gjykojmë nga ‘taileri’ i ri Marvel për filmin e ardhshëm, Eternals, atëherë jo, nuk ka.
Në video, ne shohim Angelina në rolin e super heronjve për herë të parë, duke përdorur një shpatë dhe flokë biondë të gjatë. Po, ajo duket mahnitëse.
Shtesa e re në Marvel Cinematic Universe (MCU) drejtohet nga fituesi i Oskarit Chloé Zhao dhe sjell një pjesë të fytyrave të reja që bashkohen me MCU gjithashtu përfshirë Salma Hayek, Richard Madden, Gemma Chan, Brian Tyree Henry, Kit Harington dhe Kumail Nanjiani.
Ngjarjet e filmit ndjekin atë që ndodhi pas filmit të vitit 2019, Avengers: Endgame dhe përqendrohet te Eternals të cilët janë një racë e pavdekshme aliene që bashkohen për të mbrojtur njerëzimin nga homologët e tyre të këqij, Deviants.
Angelina është bërë bionde për të luajtur rolin e Thena, një luftëtare që bën armë nga energjia kozmike.