Travis i dashuruar kokë e këmbë.
Travis Barker tash e sa muaj ka konfirmuar lidhjen e dashurisë me Kourtney Kardashian.
Dyshja janë pothuajse kudo tashmë pranë njëri-tjetrit dhe nuk mungojnë fotografitë në çaste intime.
Së fundi, Travis, i cili e ka trupin e mbuluar me tatuazhe, ka shtuar një tjetër tatuazh, të cilin ia dedikon të dashurës.
Ai shkroi emrin e Kourtney tek pjesa e gjoksit, ndërsa më parë kishte realizuar tjetër tatuazh për të, ku ajo ia shkroi fjalën “Të dua”.
Kourtney dhe Travis për disa fotografi janë kritikuar për paraqitjet e tepruara në momente intime.