Deti është i të gjithë shqiptarëve dhe ta trajtojmë si destinacion të përbashkët. Ne si shqiptari të bëjmë një kombinim të natyrave këtej dhe andej bjeshkëve dhe bregdetit sëbashku, duhet t’i ofrohet si paketë turistike të gjithë rajonit”. Kështu ka thënë ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi.
Klosi thotë se ky është objekti i qeverisë shqiptare për sezonin turistik në Shqipëri, ndërsa shton se problem ngelen kufijtë përshkak të pandemisë dhe turizmi i organizuar sjellë më shumë të ardhura.
“Në një vend normal turizmi duhet të kishte filluar që në prill deri në fund të nëntorit, pasi oferta dhe operatorët punonin. Vendet si Ukraina, Izraeli dhe Poloni kanë filluar të sjellin charter-at e tyre, fundjava është me shifra të mira turistike, por problem ngelen kufijtë. Problem është turizmi i organizuar”, e ka thënë ai për A2.
Por pavarësisht problemeve Klosi theksoi se po punohet në fushën diplomatike, për ta bërë Shqipërinë një treg të ri rajonal, ku njoftoi se vizita e parë do të jetë në Kosovë për të hapur kufirin. Sipas tij sezoni i këtij viti do të jetë më i mirë se 2020, falë politikës së kufijve të hapur.
“2021 do të jetë shumë më mirë se 2020, do të kemi shifra të larta më shumë se 2020, falë një politike të kufijve të hapur dhe sidomos rajonit, shqiptarët besoj do të vijnë në Shqipëri dhe kjo do të ndodhë me Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë dhe do të kemi një treg të ri, tregun e rajonit shumë më të mirë se 2020. Shqipëria ka ofertë të mirë turistike, ka çmime të favorshme për këtë biznes me shumë problematika të 2021. Besoj do kemi një sezon turistik më të mirë. Po përgatitemi. Kemi 2 aspekte; të punojmë në fushën diplomatike, lëvizshmëria brenda Europës, për shkak të pandemisë. Do kemi vizita në Kosovë si vend i parë për të hapur kufirin për të mos krijuar pengesa në kufi. Një qytetar i Prishtinës apo Prizrenit duhet të ketë një ndjesi që ka një qytetar i Tiranë”.
Një tjetër lehtësi për turizmin, Klosi përmendi funksionimin e lirë dhe pa kufizime, si edhe investimet në infrastrukturë. Ai tha se ky sektor është prioritet i qeverisë në mandatin e tretë
“Lehtësia më e madhe që i bëjmë është që e lëmë të funksionojë i lirë. Në gjithë vendet e tjera ka kufizime, në Shqipëri nuk ka kufizime, bëjnë biznes pa kufizim, kanë rezistuar. Ndihmesa më e madhe është investimi në infrastrukturë që janë të jashtëzakonshme në mandatin e tretë e ka një nga prioritetet e deklaruara të tij. Nuk na mjaftojnë vetëm strukturat akomoduese portet e aeroportet, by-pass, na duhen investime në infrastrukturë. Janë investime të qenësishme. Vjet ia dolëm të kishim komunikim diplomati me qeverinë polake, që ta kenë Shqipërinë pa kufizime, Shqipëria ishte ndër të paktat vende që kishim raport me turizmin besoj që do të kemi shifra të konsiderueshme. Izraeli po funksionon me kapacitet të plotë. Është një politikë nga shtetet, por më shumë politikë biznesi. Shqipëria është atraktive, ka çmim dhe numra të ulët të pandemisë dhe politika të qeta në kufi. Turizmi bazohet në detaje, nuk mjafton vetëm deti, jemi destinacion i pëlqyer për operatorët turistikë”.
Klosi theksoi se po punohet për hartimin e një strategjie për ta bërë Shqipërinë kampione të turizmit në Ballkan, ndërsa u bëri thirrje operatorëve turistikë për menaxhimin e stacioneve të plazhit, që kryefjalë të kenë sigurinë e jetës dhe shërbimit, si dhe standardet e pastërtisë e higjienës.
“Po përpiqemi, kemi filluar në botën online duam të bëjmë një strategji që të bëhet kampione e turizmit në Ballkan, duam të krijojmë paketë të re turistike, atë që kanë bërë shtete të rëndësishme si Kroacia, duam të krijojmë një industri të re që të jetë konkurruese në rajon dhe të përgatitemi më shumë. U bëj thirrje operatorëve turistikë për menaxhimin e stacioneve të plazhit, të kemi një sezon që kryefjalë të kenë sigurinë e jetës dhe shërbimit të kemi standardet, të ruajmë pastërtinë dhe higjienën e plazheve tona”.