Aktori i famshëm rrezikon 45 vite burg, pasi tre gra e akuzojnë për përdhunim

Aktori i njohur, Danny Masterson, do të gjykohet për përdhunimin e tri grave 20 vite më parë.

Për Masterson, i njohur për rolin e tij tek “That 70s Show” gjyqtarja e Gjykatës Supreme të Qarkut të Los Anxhelos Charlaine, F. Olmedo urdhëroi që të gjykohej për tre akuza që mund ta çonin atë për 45 vite pas hekurave.

Prokurorja paraqiti provat e saj, që përfshinin dëshmi dramatike dhe emocionale nga tre gra, që morën guximin për të thënë se Masterson i përdhunoi në vitin 2001 dhe 2003.

Nga ana tjetër, Masterson ka mohuar akuzat. Avokati i tij, Thomas Mesereau, tha se Masterson kishte marrëdhënie seksuale konsensuale me gratë dhe se ai do të provonte pafajësinë e klientit të tij.

Mesereau nuk pranoi të komentonte mbi vendimin e gjyqtarit jashtë gjykatës. Gjatë seancës, Mesereau sfidoi në mënyrë të përsëritur gratë për mospërputhje në historitë e tyre që kur thanë vitet në të cilët ishin përdhunuar.

Gjykatësi tha se shpjegimet e grave janë të besueshme dhe se mësimet e kishës i kanë ndaluar ato të mos raportonin akuzat në polici për vite me radhë.