“Si gjithë kolegët e Përputhen”, Tea Trifoni i futet muzikës

“Përputhen” ka nxjerrë shumë këngëtarë këtë edicion, që nga Melisa, Juli, Princi, Ana, Alessandro etj. Kësaj rruge i është futur edhe Tea Trifoni, ish-konkurrentja që ka bërë shumë bujë gjatë muajve të fundit që nga historia me Andin tek ndarja me Beartin.

Tea u rikthye në studion e “Përputhen” pas kaq kohësh dhe tregoi se po merret me disa projekte, një prej të cilave është këngë.

“Do bëhem dhe unë muzikante si gjithë kolegët e mi në “Përputhen”. Do e bëj dhe unë një këngë, pse mos ta bëj”, tha Tea.