Pagesa e ndihmës financiare për qytetarët serbë që jetojnë në Kosovë e cila u iniciua nga presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, do të fillojë sot.
Kjo u bë e ditur mbrëmë nga kryeministrja serbe Ana Bërnabiq.
Ajo theksoi se qëllimi i kësaj ndihme financiare është mbështetja e serbëve që jetojnë në Kosovë.
Ndryshe, Bërnabiq ka folur edhe për kërkimfaljen nga presidenti i Çekisë, Millosh Zeman për bombardimet e NATO-s më 1999.
“Nuk erdhi nga dikush atje që u bë aksidentalisht president”, theksoi Bërnabiq, duke shtuar se kjo kërkimfalje do të thotë shumë për të personalisht.