Kërkohet më shumë kontroll nga Policia e Kosovës për siguri të qytetarëve në veri të vendit.
Veriu i Kosovës gjithmonë është konsideruar një zonë problematike për shkak të përplasjeve në mes Kosovës dhe Serbisë.
Disa javë më parë një grup I alpinistëve madje janë sulmuar me armë zjarri në Zubin Potok nga disa persona që dyshohet se janë nga komuniteti serb.
Janë ekspertët e sigurisë ata që thonë se gjendja në veriun e Kosovës nuk është stabile.
Nuredin Ibishi, njëri nga ta, tha se Policia e Kosovës deri më tani i ka menaxhuar mirë situatat e krijuara atje.
Ai është shprehur optimist lidhur me statusin e anëtarësimit të Kosovës në NATO.
Jo stabile gjendjen në veri e ka konsideruar edhe ish-komandanti i FSK-së, Kadri Kastrati.
Ai tha se Kosova duhet ta marrë nën kontrollë veriun, sepse mos respektimi i shtetit në atë pjesë është shqetësues.
E për këto situata të krijuara ai ka kritikuar mënyrën e qeverisjes tash e sa vite.
Investimi në kushte më të mira e mjete për ushtrinë e Kosovës është konsideruar si i domosdoshëm për sigurinë e vendit.