Ka disa variante për këtë pozicion gjumi, me shpinë, të cilat shpeshherë kundërshtohen, por nga disa mbrohen:
Të mirat:
Një pozicion i tillë gjumi ndihmon qafën dhe shpinën të jenë në pozicionin e tyre optimal, muskujt kështu janë më të çlodhur sepse trupi mbështetet plotësisht në dyshek. Po ashtu, është një pozicion i rekomanduar për të mos krijuar rrudha në fytyrë.
Të këqijat:
Shumë njerëz flenë në shpinë me duar mbi kokë, gjë që çon në dhimbje supi. Nëse je një prej tyre, provo t’i mbash duart në pozicionin e tyre neutral pa i tendosur. Këtë mund ta bësh edhe duke e afruar kokën më pranë krevatit në mënyrë që të eliminosh ngritjen e duarve. Po ashtu, mundesh që të mbash një jastëk të hollë ose një peshqir të mbështjellë nën gjunjë për të shmangur dhimbjen e shpinës.
Ky lloj pozicioni jep më shumë mundësi për gërhitje, sepse sipas mjekëve, në këtë pozicion gjumi mund të jetë i fragmentuar dhe jo i qetë. Mund të çojë në presion të lartë të gjakut, sëmundje të zemrës, mund të ndihesh i përgjumur gjatë ditës, i lodhur dhe me dhimbje koke.