Krerët e LDK-së presin në takim Shaip Kamberin: Zëri i tij s’është zë i vetëm

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku së bashku me nënkryetarët Lutfi Haziri dhe Anton Quni kanë pritur në takim deputetin, Shaip Kamberin.

“Si deputet i guximshëm, i drejtë e i drejtpërdrejtë, qëndrimet e tij në Parlamentin e Serbisë kanë treguar gjithmonë të vërteten e vetme mbi shtypjen që ushtrohet ndaj shqiptarëve në Luginë dhe të shkuarën e regjimit – që dhe sot s’ndryshon dot – mbi Kosovën”, ka shkruar mes tjerash Abdixhiku.

Shkrimi i tij i plotë:

Sot, në Zyret e LDK-së pata kënaqësinë që bashkë me nënkryetarët Haziri e Quni të pres në takim zërin e shqiptarëve në Luginë, deputetin Shaip Kamberin.

Si deputet i guximshëm, i drejtë e i drejtpërdrejtë, qëndrimet e tij në Parlamentin e Serbisë kanë treguar gjithmonë të vërteten e vetme mbi shtypjen që ushtrohet ndaj shqiptarëve në Luginë dhe të shkuarën e regjimit – që dhe sot s’ndryshon dot – mbi Kosovën.

Zëri i tij s’është zë i vetëm. Puna e angazhimi i tij s’janë angazhime të vetme.

LDK do të jetë një derë e hapur bashkëpunuese me secilin përfaqësues politik shqiptar që punon drejtë e mbarë për shqiptarët kudo që janë.