Në Prishtinë është mbajtur sot marshi pro-Izraelit.
Një javë pas mbajtjes së marshit protestues pro Palestinës, një i tillë, vetëm tani pro Izraelit është mbajtur sot në Prishtinë.
Në tubimin e sotëm është vërejtur një numër shumë më i vogël i pjesëmarrësve.
Marshuesit mbanin në duar pankarta të ndryshme si dhe flamuj të Izraelit.
Organizatorët thanë se qëllimi nuk është të përçohen mesazhe të dhunës, por të paqes, kundër siç i quajtën ata, terroristëve të Hamasit.
Ndryshe, Izraeli dhe Hamasi u pajtuan mbrëmë për një armëpushim që hyri në fuqi në orën 02:00.