Asgjësohet mall i skaduar në vlerë prej 11 mijë eurosh në Prishtinë

Drejtori i Inspeksionit në Prishtinë, Adonis Tahiri ka njoftuar se sot janë asgjësuar mallra me afat të skaduar, në vlerë mbi 11 mijë euro.

Tahiri ka thënë se kompanitë e përgjegjshme e largojnë me kohë malin e skaduar.

Tani mund ta siguroni zyrën tuaj në Dukagjini Center – qendra më e madhe tregtare brenda Prishtinës.

“Kompanitë e përgjegjshme e largojnë me kohë mallin me afat të skaduar, dhe e ftojnë Inspekcionin në mbikëqyrje të asgjësimit. Kësisoj, sot u asgjësuan mallra ne vlerë mbi 11 mijë euro. Komuna e Prishtinës është e vetmja komunë që nuk takson për një shërbim të tillë, në mënyrë që të inkurajohen të gjitha bizneset që të veprojnë njësoj”, ka thënë ai në një postim në Facebook.